Shehu: “Rama 2”, një mozaik pa vlerë i krijuar në konfuzion

Kliko per me shume info

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një intervistë në “Ora News”, është shprehur për qeverinë “Rama 2” se është një mozaik i kompozuar keq dhe që nuk premton asgjë.

Shehu: Kabineti “Rama ll” është një formacion qeveritar që nuk ka fizionomi. Nuk shpreh asgjë në mënyrën e kompozimit të tij pavarësisht emrave. Nuk tregon kush del në prioritete e kësaj qeverie dhe a do ketë apo jo prioritete. Duke lexuar shpërndarjen e dikastereve, diku bashkime, diku ndarje, të jep përshtypjen e një gjelle të gatuar nga një njeri që nuk di të gatuajë. Ka krijuar një mozaik pa asnjë vlerë, pa asnjë estetikë që nuk transmeton asgjë përveçse konfuzionin e atij që ka kompozuar. Ka dashur të kompozojë diçka të bazuar mbi interesa, grupe, për të favorizuar njërin apo tjetrin sipas interesave të ndryshme, pa shprehur dhe dhënë asnjë tonalitet asaj qeverie që u prezantua. Është një amalgam bashkimesh edhe me ndonjë ndarje që jam i bindur që nuk i shërben aspak interesave të zhvillimit të vendit, prioriteteve që ka vendi, nuk fokusohet gjëkundi dhe si e tillë është një qeveri që do katranosë punët e këtij vendi më keq akoma. Nuk transmeton asnjë ndjenjë besimi, nuk ngroh në asgjë se i mungojnë boshtet. Është në vazhdimësinë e vetë paraqitjes së Ramës në fushatën elektorale ku nuk tha asgjë, nuk prezantoi asnjë program dhe as ide për zhvillimin e Shqipërisë, sikundër nuk prezantoi asgjë në Asamblenë me PS.U luajt vetëm me disa batuta, tepsia, kazani, timoni.

Kliko per me shume info

E ndërsa për ndryshimet strukturore Shehu tha se dy Ministrat pa portofol janë tërësisht artificialë, ndërsa bashkimet e Ministrive i cilësoi pa logjikë dhe të pakuptimta.

Shehu: Formalisht Rama i ka numrat dhe mund ta kompozojë si të dojë qeverinë. Por kjo do jetë një qeveri e përkeqësimit të gjendjes së njerëzve, popullit, zhvillimit të Shqipërisë. Krijohen dy Minsitra pa portofol, janë artificialë.Krijohet Ministre pa portofol për investitorët kur në fakt ke dy mega-Ministri që merren me investimet, Ministria e Financave dhe Ekonomisë që është bashkuar bashkë dhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës që është bashkuar bashkë, që e bëjnë këtë punë. Se çfarë mund të bëjë një Ministre pa portofol me investitorët përballë këtyre dy mega-Minsitrive vetëm Rama mund ta dijë. Krijohet Ministër pa portofol për shqiptarët jashtë. Seç mund të bëjë një Ministër pa portofol në një zyrë për shqiptarët jashtë kur ka një Ministri të të tëra të Jahstme me një aparat gjigand, me Ambasada kudo, zyra kudo që mund ta kryejë këtë rol mrekullisht fare brenda saj vetëm Rama e di.Krijohen bashkime të tjera krejtësisht të pakuptimta. Bashkohet turizmi me ambjentin kur turizmi është dëmtues i rëndë i ambjentit, kur ambjenti i bën oponencë turizmit. Bashkim pa kuptim. Nga ana tjetër bashkohet Minsitria e Shëndetësisë me problemet sociale, dy mega sektorë të dështuar terësisht në legjislaturën e kaluar. Realisht nuk mund të kryejë funksionet as të njërës as të tjetrës. Nuk ka rëndësi numri, por një logjikë qeverisëse. Nëse do ishte prioritet shëndetësia duhej forcuar si Ministri më vete.Zhduki Ministrinë e Integrimit pa thënë asgjë ku shkoi. Jam dakord për bashkimin e saj me Ministrinë e Jashtme por duhet thënë qartësisht hapur. Nëse Rama gjykon se Shqipërisë nuk i duhet integrimi dhe prandaj e treti, e avulloi, e zhduki kjo tregon një vizion antieuropian.

Shehu ka folur edhe në lidhje me takimin e kryeministrave të Ballkanit, dhe idesë së krijimit të një Jugosllavie të re, për të cilën është shprehur se devijimi në politikën tonë të jashtme dhe procesi i integrimit në rajonal duke harruar prioritetet tona për integrimin tonë në Bashkimin Evropian janë të gabuara.

Qasje drejt Jugosllavisë së re

Shehu: Që ka një devijim në politikën e jashtme tonën, politikën rajonale ndaj boshteve tona tradicionale, partnerëve tanë strategjikë rajonalë dhe procesit të integrimit duke krijuar ca njësi, koncepte, hapësira të rrezikshme për ne që bëjnë që prioriteti i integrimit europian të zëvendësohet me ca prioritete të tjera integrimi rajonal është e gabuar dhe në kundërshtim me interesat kombëtare të Shqipërisë. Shqipëtarët e duan Shqipërinë si gjithë Europa dhe jo si Serbia apo dikush tjetër në rajon. Që këto sinjale janë vënë re kohëve të fundit ka qenë e dukshme. Një tendencë për të ndryshuar polet e referimit në rajon dhe më gjerë të Shqipërisë. Për të zhvendosur prioritetet tona në rajon nga vendet e BE që kemi brenda Ballkanit drejt Beogradit, apo zhvendosur disa partneritete jetësore për ne qoftë dhe me Italinë marrëdhëniet me të cilën janë zbehur me marrëdhënie të tjera që na largojnë nga Evropa dhe Perëndimi. Kjo ide e hedhur krijon dyshime të devijimit të boshtit tonë evropian drejt një boshti tjetër që realisht është e rrezikshme, na largon nga Perëndimi. Ne jemi për bashkëpunimin rajonal, rol të Shqipërisë sa më të rëndësishme në stabilitetin rajonal por duke e kondicionura bashkëpunimin rajonal me implementimin e standarteve evropiane. Me Serbinë duhet të kemi marrëdhënie të mira por deri në një farë niveli dhe të kondicionuara nga faktorë të tjerë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here