Sekuestrohen 26 kg e 550 gr kanabis në Dibër, arrestohen dy vëllezërit (Video)

Kliko per me shume info

Policia e Dibrës ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Trasportuesi”, duke sekuestruar 26 kilogram e 550 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e futur në 3 thasë.

Blutë njoftojnë se nga ky operacion kanë arrestuar në flagrancë poseduesit (vëllezër me njëri tjetrin), shtetasit:
Xhevahir Keçaj, 25 vjeç, banues në fshatin Zenisht, Mat

Kliko per me shume info

Urim Keçaj, 26 vjeç, banues në fshatin Zenisht, Mat.

‘’Specialistët e Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, kanë marrë informacion në rrugë operative se dy shtetas po transportonin një sasi lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Trasportuesi”.

Specialistët e Policisë kanë ngritur një pikë kontrolli të befasishme në aksin rrugor Ura e Topojanit-Maqellarë, ku është bërë ndalimi i automjetit tip “Ford Focus”, me targa AA 270 OZ, me drejtues shtetasin Xhevahir Keçaj.

Gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës matariale 3 thasë brenda të cilave kishte 25 pako, me peshë totale 26 kg e 550 gr lëndë e dyshuar cannabis sattiva.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit :

Xhevahir Keçaj, 25 vjeç, banues në fshatin Zenisht, Mat

Urim Keçaj, 26 vjeç, banues në fshatin Zenisht, Mat. (Vëllezër me njëri tjetrin).’’ – sqaron policia

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Prane Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 dhe 25 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here