Sekuestrohen kanabis në Shkodër, arrestohet poseduesi. E pabesueshme ku e kishte fshehur lëndën

Aktualitet

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 574 gram lëndë narkotike kanabis sativa te cilat ishin futur ne kuti kosi e kavanoza gogozharesh, ndërsa ka arrestuar në flagrancë poseduesin.

Mësohet se me datë 22.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve te marra në rrugë operative u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit, Kleand Ahmetaj, 22 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 574 gram, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT