Sekuestrohen 89 kg kanabis në Fushë-Krujë, arrestohet 39 vjeçari, në kërkim një tjetër

Kliko per me shume info

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacioni i koduar ”Kontenieri”, ku u sekuestroi 89 kg Cannabis Sattiva.

Blutë njoftojnë se nga ky operacion kanë arrestuar në flagrancë një shtetas, ndërsa shpallet në kërkim një tjetër.

Kliko per me shume info

Në njoftimin zyrtar, policia e bregdetit bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Arben Balliu 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë-Krujë, ndërsa është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit me iniciale Sh.P. 42 vjeç, banues në Arrameras, Krujë.

 

‘’Më datë 23.08.2017, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vendin e quajtur Krastë, në afërsi të një guroreje, brenda një kontenieri u arrestua në flagrancë shtetasi A.Balliu pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kontenier u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 14 thasë me peshë rreth 89 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.’’- sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Linku i lajmit >> http://lajmifundit.al/2017/08/sekuestrohen-89-kg-kanabis/

Posted by LajmiFundit.al on Donnerstag, 24. August 2017

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here