Sekuestrohen 7.4 kg drogë në një servis, arrestohet i mituri në Tiranë (Foto)

Kliko per me shume info

Policia e Tiranës ka sekuestruar 7.4 kilogramë lëndë narkotike gjatë kontrollit të ushtruar në një servis, ndërsa ka shpallur në kërkim pronarin e servisit dhe arrestohet djali i tij.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale – E.K., 16 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi ky shtetas ishte prezent gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e të atit, në rrugën “Siri Kodra”, ku në bagazhin e mjetit tip “Benz”, janë konstatuar 7.4 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Kliko per me shume info

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 7.4 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

U bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit :

– H.K., ( i ati i të miturit të arrestuar ), 42 vjeç banues në Tiranë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here