Sekuestrohen 600 kg marijuana, policia italiane arreston dy vlonjatët me gomone

Kliko per me shume info

Autoritetet italiane kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë me inicialet R.L. 30 vjec dhe D. H. 23 vjec, të dy nga Vlora.

Shtetasit në fjalë akuzohen për posedim dhe trafikim ndërkombëtar droge. Sipas të dhënave, shtetasit u kapën në det në drejtim të bregut të Lecce, teksa ishin mbi një gomone 7 metra të gjatë dhe me një motor të fuqishëm, ku kishin ngarkuar 633,85 kilogramë marijuanë.

Kliko per me shume info

Ata u përpoqën të shpëtonin dhe hodhën edhe ngarkesën në det, por më kot.
Sipas mediave italiane, të dy vlonjatët do të dalin para autoriteteve gjyqësore vendase.
Marijuana ishte paketuar në 22 pako të madhësive të ndryshme dhe nëse do të shitej në tregun e zi, do të siguronte më shumë se 6 milionë euro fitime për trafikantët.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here