Sadiku në një intervistë befasuese, rrëfen për Panuçin: Ja kush mi tregoi sekretet e tij. Ka një këshillë për Xhakën

Kliko per me shume info

Një intervistë ekskluzive e Armando Sadikut ka ardhur nga ‘’panoramasport’’.

Duke kujtuar të gjithë momentet që kanë bërë bujë në karrierën e tij, Sadiku vjen me një intervistë befasuese, ku nuk është kursyer shumë. Bomberi i Kombëtares shqiptare, ka nisur të jetë personi që do të udhëheqë kampionët në fuqi të Polonisë drejt sukseseve gjatë këtij sezoni.

Kliko per me shume info

Ai tregon objektivat, pritshmëritë që ka për veten dhe si e kanë pritur në Poloni. Kujtimi i skuadrës për transfertën në Tiranë kundër Kukësit dhe opinioni i të gjithëve për Kombëtaren në Europian. Në fund, ka edhe një këshillë për Xhakën.
Golin e fundit e keni shënuar në Kupë, në kualifikimin e Legias…
Ishte një ndeshje e lehtë në letër, mirëpo të gjitha ekipet mbrojnë shumë kur luajnë kundër nesh. Kjo na e bëri disi të vështirë këtë përballje, por ia dolëm të fitojmë dhe të kualifikohemi.
Çfarë do të thotë ky gol për ju, kundrejt të gjitha kritikave që ju janë bërë në Poloni?
Në karrierën time kam ruajtur një veçori dhe gjithmonë jap më të mirën kur zbres në fushë. Për të qenë i sinqertë, nuk ndjek median dhe nuk i kam lexuar as gazetat për të cilat ju i referoheni dhe nuk di se çfarë kanë komentuar për mua. Jam i fokusuar tek ajo që ndodh në fushë dhe kam dhënë maksimumin gjithmonë.
Për fat të keq, skuadra nuk po kalon një formë shumë të mirë siç të gjithë ne e duam. Ky është edhe shkaku që nuk kemi fituar shumë ndeshje. Shpresoj që ky triumf në kupë të jetë shenjë e mirë dhe që në takimin e ardhshëm në kampionat të fitojmë. Është fillimi, diferencat janë të vogla dhe me dy apo tri fitore radhazi mund të arrijmë kreun.
Legia u eliminua në kualifikueset e Champions-it. Si u përjetua kjo gjë?
Të gjithë në këtë ekip, stafi, drejtuesit apo edhe tifozët janë mësuar me objektiva të mëdha. Të gjithë donin që të luanim në Champions dhe unë kam qenë një prej tyre që kam ardhur te Legia për të luajtur në atë kompeticion. Mirëpo, na mungoi vetëm një gol kundër Astanës. E gabuam totalisht ndeshjen e parë në transfertë, në humbjen 3-1. U munduam që ta rikuperojmë në shtëpi, por nuk ia arritëm qëllimit. Të gjithë ngelëm shumë të zhgënjyer nga ai fakt, mirëpo duhet të shohim përpara dhe të fokusohemi në Europa Ligë për t’u kualifikuar në grupe. Fitorja e fundit në Kupë ka shndërruar disi atmosferën në pozitive.
Keni shënuar në tre kompeticione, (Kampionat, kualifikueset e Champions-it dhe në Kupën e Polonisë), a e kishit menduar këtë start personal me skuadrën e re?
Ata që më njohin e dinë mirë që unë jam një lojtar zone që qëndroj gjithmonë sa më afër portës. Jam aty që t’i kthej rastet në gola. Gjithmonë i gatshëm për ekipin, mundohem që të tregoj atë që di të bëj më mirë: të shënoj gola. Të them të vërtetën, e kam pritur që në ndeshjen e parë që të shënoja.
Unë kam besim te vetja ime dhe sikur vetëm pesë minuta që të jem në fushë, dua dhe besoj se mund të bëj gol. Sepse vetëm po të mendosh në këtë mënyrë, ia del që të shënosh. Madje, kam pritur start edhe më të mirë dhe të bëja edhe më shumë gola.
Megjithatë, duke pasur parasysh që nuk kam bërë as fazë përgatitore, por kam nisur menjëherë të luaj, jam i kënaqur me këtë nisje të sezonit që kam bërë. Trajneri, stafi dhe tifozët e dinë që jam pa fazë përgatitore. Megjithatë, jam i gatshëm dhe po i luaj të gjitha ndeshjet.
Sa i kënaqur jeni me modelin e lojës që bën Legia, a ndiheni mjaftueshëm i furnizuar me topa gjatë lojës?
Ne luajmë me një sulmues dhe me dy ‘numra 10’. Jam i kënaqur me mënyrën e lojës sepse luajmë me shumë pasime dhe e kemi ne topin në kontroll gjatë gjithë kohës.
Të gjithë ekipet kanë frikë kur luajnë kundër nesh dhe luajnë të ngjeshura në mbrojtje. Në këtë rast, për mua si sulmues bëhet akoma edhe më e vështirë që të shënoj.
Për të kaluar te Kombëtarja, çfarë mendoni se mund të sjellë trajneri i ri?
Fillimisht, i uroj suksese. Kam folur me shokun te Legia, Paskuato, i cili e ka pasur trajner te Livorno. Ai më ka treguar si është si trajner. Unë shpresoj që të na shërbejë të gjithë grupit, si ekipit, por edhe individualisht të gjithë lojtarëve, pasi pjesa më e madhe ka një moshë relativisht të re. Shpresoj që të bëjmë mirë.
Çfarë keni mësuar nga shoku juaj për Panuçin?
Më ka thënë si i bën stërvitjet, si është si person. Pra gjërat elementare, pasi më duhet që ta njoh vetë dhe të krijoj opinionin tim. E përgjithshmja është shumë pozitive dhe është trajner që ka shumë dëshirë që të fitojë. Është trajner shumë i rreptë.
Ai e nisi punën me udhëtimin për të takuar Xhakën, por ky i fundit nuk iu përgjigj…
Nuk kam folur me Xhakën dhe nuk e di fare se çfarë ka ndodhur. Nuk jam në brendësi të ngjarjeve. Nuk dua të flas vetëm bazuar në atë që është thënë në media./panoramasport/

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here