Sa e shëndetshme është zemra juaj? Bëni këtë test pa ndihmën e mjekut

Kliko per me shume info

Sa të shëndetshme e keni zemrën? Pa shkuar tek mjeku, ja si ta zbuloni gjendjen e saj.

Shkencëtarët matën përmbajtjen e kripës tek lëkura e gati 100 njerëzve dhe zbuluan një lidhje mes niveleve të kripës dhe gjendjen shëndetësore të zemrës së tyre. Njerëzit me sëmundje kronike të veshkave shpesh vuajnë edhe nga sëmundjet e zemrës dhe kanë rrezik më të lartë që të vdesin nga problemet me zemrës.

Kliko per me shume info

Ata rrezikohen më shumë nga hipertiroza e barkushes së majtë, një zmadhim dhe trashje e mureve të barkushes së majtë të zemrës. Disa studime sugjerojnë se shkaktar i saj është përdorimi i tepërt i kripës. Shkencëtarët nga Universiteti Erlangen-Nuremberg, në Gjermani, kanë zbuluar një mënyrë të veçantë për të matur rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.
Markus Schneider dhe kolegët e tij nga universiteti donin të dinin nëse pacientët me probleme në veshka rrezikoheshin nga sëmundjet e zemrës. Ata matën përmbajtjen e sodiumit në lëkurë, tensionin e gjakut për 14 orë, masën e barkushes së majtë si dhe llogaritën nivelet në total të ujit në trup.
Shkencëtarët zbuluan se përmbajtja e kripës në lëkurë lidhej me tensionin e gjakut dhe problemet e zemrës, ndërsa përmbajtja e ujit në trup jo. Hipertroza e barkushes së majtë mund të zhvillohet si pasojë e problemeve të ndryshme në trup, si tensioni i lartë i gjakut apo problemet me zemrën, dhe bën që barkushja të punojë më fortë.
Përpiquni të kufizoni sa më shumë përdorimin e kripës dhe kujdesuni për shëndetin. Bëni kontrolle të herëpashershme tek mjeku.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here