Rusi, autobusi bie në det, të paktën 16 të vdekur

Kliko per me shume info

Autoritetet e Rusisë thonë se së paku 16 vetë kanë humbur jetën kur një autobus me punëtorë të ndërtimtarisë ka rrëshqitur në det në një rajon jugor, afër Krimesë.

Komiteti Hetues Federal tha se aksidenti tragjik ka ndodhur sot në mëngjes, derisa autobusi i transportonte punëtorët.

Kliko per me shume info

Një zyrtar në selinë rajonale të Ministrisë së situatave emergjente, tha se 16 vetë janë vrarë dhe 24 të tjerë janë “shpëtuar”.

Në vendin e rënies së autobusit po punojnë zhytësit, ndërsa autobussi është nxjerrë nga deti.

Shkaqet e përplasjes nuk dihen. Rusia është duke ndërtuar një urë që e lidhë gadishulln Tamam me Krimenë, rajon i Ukrainës, që është okupuar dhe aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here