Rudini i ‘’tmershëm’’ i njohur për drejtësinë italiane, prostitucion dhe skllavërim; ja si i theu këmbët një gruaje

Kliko per me shume info

Një ditë më parë, shtetasi Rudin Çalliku, u ndalua Policia e Shijakut.

Mësohet se ky person është një emër i njohur për drejtësinë italiane. Sipas informacioneve, ai u arrestua për herë të parë në vitin 1994 në moshën 21 vjeçarenga agjentët e Bericia, pasi akuzohej për vjedhje Rudin Çalliku më vonë krijon një rrjet prostitucioni dhe u bë “koka” e rrjetit, ku dallohej për një njeri pa mëshirë.

Kliko per me shume info

Në vitin 2000 ai ka ushtruar dhunë të tmerrshme ndaj një femre të cilës i ka prerë ligamentet e këmbës, raportojnë mediat italiane.
Ai u arrestua në vitin 2001 nga policia e Trevisos për shfrytëzim prostitucioni, skllavërimin ‘dhe dhunës seksuale, ku gjykata tha masën arrest shtëpie.
Më vonë Çalliku nis dhe trafikun e drogës duke u bërë kështu një person i rrezikshëm për shtetin italian.
Çalliku zhduket nga radarët e hetuesve të Vicencës dhe nga drejtësia italiane.

Por kush eshte Rudin Çalliku?
Sipas mediave italiane, ai është dënuar nga drejtësia italiane në gjyqin ndaj organizatës të njohur si “Kanun”.
Mbi te rendojnë një sërë veprash të rënda penale në vendin fqinj, nga posedimi i paligjshëm i armëve deri tek vjedhja me pasoja të rënda; Nga shfrytëzimi i prostitucionit në trafik droge; nga vrasja e mbetur në tentativë deri tek krimet kundër pasurisë.
Ai ishte arrestuar edhe ne vitin 2014, pasi prej 11 vitesh ishte i kerkuar ne Apenine.
Lajmi ne 30 janar 2014:
Një tjetër “VIP” i krimit në Apenine, shijaks që fshihet prej 11 vjetësh, është kapur nga blutë bregdetarë për llogari të drejtësisë italiane.
Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut të Durrësit njofton se në mesditën e 30 janarit 2014 është kapur në qytetin e Shijakut shumë i kërkuari Rudin Çalliku, 40 vjeç, me banim në qytetin buzë Erzenit.
40-vjeçari u shpall “i kerkuar” nga zyra qendrore kombëtare Interpol Tirana më 26 qershor 2012.
Po sipas këtij burimi zyrtar, Interpol Roma ka njoftuar homologët shqiptarë se autoritetet gjyqësore të Gjenovës në Itali kanë lëshuar ndaj Çallikut urdhër arresti qysh më 18 mars 2002.
Togat e zeza italiane e kanë akuzuar për trafik droge, tentativë vrasjeje dhe pjesëmarrje në organizata kriminale mafioze. Maksimumi i dënimit arrin në 24 vjet heqje lirie.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here