Ronaldo rrëshket keq nga shkallët e autobusit në Maqedoni

Sport
Ronaldo rrëshket keq nga shkallët e autobusit në Maqedoni

Pas pushimeve të zgjatura, më në fund Cristiano Ronaldo u bashkua me skuadrën e Realit të Madridit në prag të superkupës së Europës ndaj Manchester United, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e së martës.

Tashmë dy skuadrat kanë mbërritur në Shkup. Në dilemë nëse do të ketë minuta në këtë ndeshje, duke qenë që nuk është stërvitur me skuadrën, për pak Ronaldo mund ta kishte vulosur mungesën në këtë sfidë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Portugezi i shpëtoi një dëmtimi teksa ishte duke zbritur nga autobusi. Ronaldo ka rrëshkitur nga shkallët, por edhe aty ka treguar se mbetet një kampion, duke shmangur rënien në tokë.

ME TE LEXUARAT