Kush është Roland Domi që lëvizte me Audi të blinduar, ja si i shpëtoi atentatit

Kliko per me shume info

Shtetasi Roland Domi 44 vjeç, u arrestua nga Policia e Tiranës pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë me një makinë Audi A8 të blinduar.

Sipas informacioneve, 44-vjeçari nuk është një emër i panjohur për uniformat blu. Në vitin 2008, atij i është bërë një atentat në parkingun e një lokali në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Në momentin që ai po hipte në makinë së bashku me mikun e tij Çlirim Goroshnjani, u qëlluan me armë zjarri por mundën të shpëtonin mrekullisht. Pak kohë më vonë, policia arrestoi Elvis Gurrën si autor të atentatit ndaj Roland Domit, i cili u dënua me 20 vite burg.

Kliko per me shume info

Në vitin 2012, Roland Domi u arrestua nga policia për armëmbajtje pa leje. Ai u kap në autostradën Tiranë-Durrës duke udhëtuar me një fuoristradë Volkswagen Tuareg. Gjatë marrjes në pyetje, 44-vjeçari tha se lëvizte i armatosur për vetëmbrojtje, duke përmendur atentatin ndaj tij në vitin 2008.

Roland Domi është përfshirë edhe një çështje gjyqësore, ku u akuzua për heqje të paligjshme të lirisë dhe vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Ndaj tij u ngritën akuza se kishte marrë peng një person dhe tentoi ta vriste, por në vitin 2011 u shpall i pafajshëm nga gjykata pasi nuk u gjetën prova ndaj ti, citon klan.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here