Rinis qarkullimi në aksin Vlorë-Orikum, s’ka më rrezik nga shkëmbinjtë

Policia ka dhënë dritën jeshile për rifillimin e qarkullimit në aksin Vlorë – Orikum, ku në zonën e Kalasë u rrëzua një masiv shkëmbor dhe zuri poshtë një makinë të lënduar.

Prej dy orësh ky aks ishte mbyllur nga policia, pasi kishte rrezik për shkëputjen e masivëve të tjerë.

Kliko per me shume info

Në vendngjarje mbërritën forcat xheniere, të cilat pasi kqyrën zonën deklaruan se nuk ka më rrezik për rënie shkëmbinjsh.

Policia ndodhet në vendngjarje duke orientuar trafikun. Nga shkëputja e masivit shkëmbor fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Deklarata e policise se Vlores:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se me ndihmën e shërbimeve të Emergjencave Civile, si edhe me ndihmën e Kompanisë së Mirëmbajtjes së Rrugëve në bashkëpunim edhe me shërbimet e Policisë është bërë e mundur heqja nga rruga e masës shkëmbore e cila kishte rënë në vendin e quajtur ”Kalaja”, në aksin rrugor Vlorë-Orikum.
Ndërkohë Forcat Xheniere kanë bërë inspektimin e nevojshëm të situatës dhe kanë siguruar se nuk ka pjesë të tjera shkëmbore të cilat mund të shkeputen.
Qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë normalisht në të dyja kahet e aksit rrugor.
Falenderojmë të gjithë drejtuesit e automjeteve për mirëkuptimin që treguan lidhur me situatën e ndodhur!

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here