Rikthehet seriali i vjetër i vrasjeve në Ksamil, ja pse u ekzekutua mbrëmë 50-vjecari

Kliko per me shume info

Rikthehet seriali i vjeter i vrasjeve ne Ksamil. Personi i vrarë me armë zjarri mbremjen e djeshme nga persona të paidentifikuar eshte ekzekutuar per hakmarrje. Atentati ndodhi rreth orës 23:50 në lagjen “Baxho”. Sipas burimeve të policisë Vangjel Çiko është gjendur i vrarë brenda automjetit tip ”Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij.

Vangjel Çiko është babai i Dhimitër Çikos, i arrestuar si një prej autoreëve të dushuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, më 24 shator të vitit 2016 në fshatin Shendelli teksa punonte në arën e vet.

Kliko per me shume info

Policia ka thene se ngjarja po hetohet në pistën e hakmarrjes.
Njoftimi i policisë:

Më datë 19.08.2017, rreth orës 23:50, Salla Operative Sarandë ka marrë njoftim se në lagjen ”Baxho”, në Ksamil, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar se brenda në automjetin tip ”Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij, është gjendur i vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, shtetasi Vangjel Çiko 50 vjeç, banues në Ksamil.

Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli dhe janë angazhuar shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për kapjen e autorit.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. C’po behet keshtu me Shqiperin,cdo dite kullon gjake,dhe armet rrin tek koka,shteti nuk grumbullon armet e shperdara dhe gjaksija plagos familje te tera,ku po shkoim,te ecim perpara,duet te shikoim me koke prapa.Pasiguri,dhune,ku do vendoset qetsija.O Zot na ruaj nga fatkeqesirat qe po mbartim ne kurris.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here