Rikthehen rregullat e Shengen, shkon në 55 numri i shqiptarëve të kthyer në kufi

Kliko per me shume info

Plot 55 shtetas shqiptarë nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian që nga 1 gushti, ditë në të cilën drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako shpërndau një urdhër kontrolli në pikat e kalimit kufitar.

Pjesa më e madhe e tyre janë shetas që rezultojnë nga verifikimet si të deportuar më herët si azilkërkues.

Kliko per me shume info

“Numri i refuzimeve është 55 qytetarë, të cilët nuk kanë plotësuar dokumentet, që kanë të bëjnë me qenien e tyre ‘inad’ ose ‘deportiv’, pasi janë kthyer një herë. Sipas këtyre dokumenteve, shtetasi duhet të vërtetojë që nuk ka probleme në vendin ku do të shkojë, për rendin ose sigurinë e atij vendi. Personat e tjerë janë ata që nuk kanë pasur dokumentacionin përkatës, siç mund të jetë bileta vajtje-ardhje, garancia apo ftesa nga personi që i pret”, thotë Aida Hajnaj, drejtoreshë për Kufirin dhe Emigracionin.

Statistikat e Policisë Kufitare tregojnë se rreth 1 milion e 915 shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë sezonit turistik. Sipas të dhënave, mbi 174 mijë janë maqedonas të deklaruar si turistë, 244 mijë janë kosovarë, ndërkohë që risi kanë shënuar turistët polakë me 56 mijë vetë.

“Trendi i shtetasve të huaj që zgjedhin Shqipërinë për turizëm është gjithmonë në rritje. Përveç shtetasve nga Maqedonia, Mali i Zi apo Kosovës që vinin e vazhdojnë të vijnë në Shqipëri, kemi edhe shumë shtetas polakë, çekë apo ukrainas”, deklaron më tej Aida Hajnaj per top channel.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here