U vra nga ish- bashkëshorti, reagojnë kolegët e gjyqtares: Dënojmë me ashpërsi krimin

Kliko per me shume info

Një reagim i ashpër ka ardhur nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, pas ekzekutimit të kolegës së tyre, Filde Hafizi.

Të tronditur për vrasjen e 39-vjeçares, ata i përcjellin përcjellin ngushëllime familjes e të afërmve.
UGJSH thekson se strukturat ligjzbatuese duhet të bashkëpunojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe analizojnë rastin.

Kliko per me shume info

DEKLARATE
Me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta në mënyrë makabre të koleges tone, nënës së dy fëmijëve, gjyqtares Fildes Hafizi.
Në emër të të gjithë kolegëve gjyqtarë duam t’iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta fëmijëve e të afërmve të saj! Lutemi së bashku që Zoti t’iu japë force për t’u përballur me këtë fatkeqësi të tmerrshme!
Dënojmë me ashpërsinë më të madhe krimin e kryer dhe kërkojmë procedimin sa më të shpejtë të autorit! Sot është dita kur gjithë strukturat ligjzbatuese të bashkëpunojnë e të drejtojnë gjithë fuqinë e tyre për zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes e më pas analizimin e drejtë, objektiv e të paanshëm të këtij rasti, pjesë e një fenomeni të shëmtuar e pa asnjë lidhje me vlerat e popullit tonë.
Dhuna në familje po kthehet në një fenomen mjaft të rrezikshëm për shoqërinë tonë, duke mos kursyer askënd: prindër, vëllezër, motra, fëmijë e veçanërisht gra, pavarësisht statusit të tyre social, detyrës që kryejnë apo moshës.
Frenimi dhe zhdukja e këtij fenomeni shoqërisht të rrezikshëm e moralisht të papranueshëm kërkon një ndërgjegjësim e angazhim maksimal të të gjithë shoqërisë dhe shtetit, për të identifikuar e zhdukur fillimisht shkaqet e lindjes së kësaj dhune, për të identifikuar e gjetur përgjegjësitë e më në fund zgjidhjet e drejta.
Le të lutemi së bashku sot që Zoti ta pranoje pranë tij, nënën, motrën, vajzën, shoqen dhe kolegen tonë Fildes Hafizi, duke shpresuar që ky rast të jetë i fundit!

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here