Jeta e luksit nga droga, Rama: E dimë kush janë dhe ku fshihen “të fortët”

Kliko per me shume info

Pak kohë më parë kur nisi puna e Tarsk Forcës kundër kanabisit, kryeministri Edi Rama deklaroi se policia ka një listë me 124 emra, që janë baronët e drogës në vend, ndërsa sot, teksa paraqiteshin rezultatet e para, ai tha se “të fortët” që bëjnë jetë luksi e kanë vendin në polici.

“S’do kursejmë të fortët, ata mund ta tregojnë forcën në komisariat. Aty fillon lufta ndaj tyre. Dihet kush janë dhe dihet ku janë ata me automjete luksoze sfidojnë inteligjencën e njerëzve të zakonshëm që kanë sy për t’i parë”,- tha prerë Rama.

Kliko per me shume info

Duke folur për një fazë të dytë të aksionit të policisë, Rama tha se të gjitha asetet që këta persona, të konsideruar si “baronë droge”, kanë siguruar në mënyrë të paligjshme do kalojnë në sitë dhe do hetohen.

“Duhet të goditen grupet kriminale dhe asetet e tyre. Makinat luksoze, pasuritë e paligjshme të këtyre shoferëve që sfidojnë ligjin, luksi i pafund, llogari bankare të pajustifikueshme, biznese të palidhura me një histori rritje financiare do t’i nënshtrohen një procesi kapilar verifikimi”,- paralajmëroi kryeministri.

Sipas Ramës, çdo llogari bankare e dyshimtë, që iu përket këtyre personave duhet të kalojë nën hetim./bw/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here