“Rama nuk gjen dot vrimë ku të futet nga kriminelët me të cilët është ngatërruar”

Kliko per me shume info

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Task Forcës për kanabisin në vend.

Ai me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook”, ka thënë me ironi se kriminelët që do të eliminojë Rama, janë ata që nën mbrojtjen e policisë shpërndanin lekët e drogës për të blerë votën. Kryeministri ynë nuk do të arrestojë asnjë shkruan Paloka, pasi ai nuk gjen dot vend ku të futet nga këta kriminel.

Kliko per me shume info

Statusi i plotë

Rama do kap kriminelet ?! Do ju bllokoj makinat dhe asetet?! Kriminelet “te gjejne vrime ku te futen” ?!

Cilet kriminele do te eliminoje Rama ? Ata qe me makina te blinduara , nen mbrojtjen e policise , shperndanin parate e droges e blinin votat per Ramen ?

Kush i ka pajisur kryekriminelet me makina te blinduara ne gjithe vendin?

Per makinat e blinduara duhet leje e posacme . Pa dhene leje “shteti” i Rames askush nuk mund te kete makine te blinduar. Nje makine e mire e blinduar kushton edhe me shume se nje Ferrari dhe sot keto makina ne Shqiperi i zotrojne Rama, Tahiri dhe shumica e krimineleve me te njohur .

A do i bllokoje Rama keto? Sigurisht qe jo!

Vertete beson Rama se ka njeri ne Shqiperi apo ne bote qe nuk e di se droga kishte , jo mbeshtetjen, por nxitjen direkt nga Rama per tu kultivuar dhe per tu perdorur si aseti kryesor ne blerjen dhe marrjen me dhune te zgjedhjeve…

Prandaj Rama as nuk do te kap e as nuk do te bllokoje ndonje kriminel te vertete sepse per fat te keq eshte kryeministri yne qe nuk gjen dot vrime se ku te futet prej tyre.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here