Kryeministri Rama mbledh sot në Vlorë kabinetin e ri qeveritar

Kliko per me shume info

Një ditë pasi shpalli kabinetin e ri qeveritar, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot ministrat në një takim informal në qytetin bregdetar të Vlorës.

Njësoj si para katër vjetësh, kreu i qeverisë dhe ministrat e rinj do të takohen në një prej hoteleve buzë detit në Vlorë për të ndarë kompetencat pas shkrirjes së disa ministrive.

Kliko per me shume info

Rama njoftoi dje se kabineti i ri qeveritar do të ketë 11 ministri, 2 ministra shteti dhe një zv.kryeministre.

Për herë të parë, qeveria do të përbëhet vetëm nga ministra të propozuar nga Partia Socialiste.

Qeveria Rama II

*Kryeministri – Edi Rama

*Zv/Kryeministrja – Senida Mesi, deputete e Shkodrës

*Ministër Shteti për Shqiptarët jashtë kufijve – Pandeli Majko

*Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve – Sonila Qato

1.Ministria e Brendshme – Fatmir Xhafaj

2.Ministria e Drejtësisë – Etilda Gjoni (aktualisht zv/ministre e Drejtësisë)

3.Ministria e Jashtme – Ditmir Bushati

4.Ministria Mbrojtjes – Olta Xhaçka

5.Ministria e Kulturës – Mirela Kumbaro

6.Ministria e Financave, e Ekonomisë dhe e Punës (Bashkohen 3 ministri) – Arben Ahmetaj

7.Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – Lindita Nikolla

8.Ministria e Shëndetësisë dhe e Kujdesit Social – Ogerta Manastirliu

9.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Damian Gjiknuri

10.Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Niko Peleshi

11.Ministria e Turizmit dhe Mjedisit – Blendi Klosi

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here