Rama fton qytetarët pët të punuar në zyrën e bashkëqeverisjes: Keni dhe 1 javë kohë

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama publikoi një njoftim në rrjetin social Facebook, ku tregon se ka mbetur dhe një javë kohë për të gjithë ata persona të cilët janë të interesuar për të punuar pranë zyrës së bashkëqeverisjes.

Njoftimi në Facebook:
Edhe një javë për të aplikuar! Numri i aplikimeve për t’u punësuar në Zyrën e Bashkëqeverisjes me Qytetarët është sot 275👍

Kliko per me shume info

Falënderojmë të interesuarit për aplikimet e tyre sipas kërkesave te aplikimit, për të cilin rikujtojmë se kërkohet Letër Motivimi (pse dua të punoj në këtë zyre) + CV + 2 letra rekomandimi të kandidaturës (nga ish-dekane ose pedagoge të fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenës të mëparshëm; figura të respektuara të komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Përndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshëm.

Aplikimet janë te hapura deri në 27 gusht.

Të gjithë ata që lexojnë për herë të parë për këtë zyre të posaçme, e cila do të ngrihet menjëherë me krijimin e qeverisë së re, mund të marrin një informacion të plotë në postimin nr.1 me të njëjtin titull.

Faleminderit.

Grupi i Punës për ngritjen e Zyrës se Bashkëqeverisjes.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here