Raketa e Koresë së Veriut alarmon SHBA, në panik edhe aleatët

Kliko per me shume info

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, janë pajtuar për ta shtuar presionin kundër Koresë Veriore, pasi Pheniani sot herët në mëngjes, e ka lansuar një raketë balistike mbi Japoninë, ka njoftuar Zyra e Abe.

“Akti i tyre i tmerrshëm i shkrepjes së raketës mbi vendin tonë, është kërcënim i paprecedent, serioz dhe i rrezikshëm dhe e dëmton shumë paqen dhe sigurinë rajonale”, tha kryeministri Abe në Tokio, dhe ka kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, raporton Rel.

Kliko per me shume info

Ky këshill aktualisht ka imponuar sanksione të ashpra kundër Pehnianit për testet e raketave balistike.

Zyrtarët e Japonisë thanë se raketa është shkatërruar mbi ujërat japoneze në ishullin verior, Hokkaido, pa shkaktuar dëme.

Pentagoni tha se raketa nuk ishte kërcënim për Amerikën Veriore.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here