Raiola sfidon Lionel Messin: Ik nga Barcelona, trego madhështinë tënde

Sport

Lionel Messi ka rënë dakord për një marrëveshje të re me Barcelonën, por kontrata mbetet e panënshkrua, mes pasigurisë mbi të ardhmen e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në “Camp Nou”.

Për 30-vjeçarin interesohet shumë Manchester City, që menaxhohet nga ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola. “Qytetarët” janë shfaqur si një destinacion i mundshëm për yllin argjentinas. Mino Raiola nuk përfaqëson Messin, por holandezi i lindur në Itali menaxhon emra të tillë të spikatur si Paul Pogba, Romelu Lukaku, Marco Verratti, Henrikh Mkhitaryan dhe Zlatan Ibrahimovic. Ai beson se tashmë është koha e drejtë për një ndryshim te Messi. “Një lojtar si Messi duhet të provojë një tjetër përvojë, me një klub tjetër, dhe të provojë se sa i madh është ai, – tha Raiola nëpërmjet “Marca”. – Barcelona duhet të riinventohet përsëri.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Messi është golashënuesi më i mirë i Barcelonës, duke ndihmuar gjigantët katalanas në fitimin e 29 trofeve, duke përfshirë 8 tituj në La Liga dhe 4 kurora të Ligës së Kampionëve. Raiola, gjithashtu, tregoi pikëpamjet e tij mbi transferimin rekord të Neymar te PSG. Klubi francez aktivizoi klauzolën e lirimit të Neymar prej 222 milionë € për të joshur ndërkombëtarin e Brazilit nga Barça, më parë, në gusht. “Tregu, si i tillë, nuk ekziston më tani. Ky nuk është futboll, – shtoi Raiola. – Por transferimet prej 200 milionë euro do të jenë normale që tani e tutje, nuk do të jetë e çmendur ta shohësh këtë”.

ME TE LEXUARAT