Australi, qytetari filmon UFO-n me kamera

Aktualitet

Pak para se të fillonte të regjistronte me kamera, më 14 tetor të këtij viti, australiani Peter Slattery vërejti atë që dukej si një balon fluturues afër shtëpisë së tij, në Melburn.

Kur shikoi disa minuta më pas në qiell, ai nuk pa gjësendi, por kur shikoi pak më larg, përsëri pa diçka në qiell.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai menjëherë filloi incizimin e dritës jo të rëndomtë në qiell, që ishte duke lëvizur me të shpejtë nëpër re.

Peter e përcolli këtë objekt derisa ai doli jashtë fushës së tij vizive, apo thënë ndryshe, derisa ai u zhduk.

Kjo nuk është hera e parë që australiani Peter Slattery pretendon se ka incizuar UFO. Ekspertët e UFO-ve (ufologët) ende nuk e kanë analizuar incizimin e tij.

ME TE LEXUARAT