Qeveria Rama 2 mblidhet në Vlorë. Takim dyditor për mandatin e ri

Kliko per me shume info

Një ditë pasi Edi Rama bëri publikë emrat e kabinetit të ri qeverisës, ashtu si katër vite më parë, ata janë mbledhur në një takim jozyrtar në Vlorë.

Mësohet se takimi, i cili është parashikuar të zgjasë dy ditë, është thirrur nga vetë kryeministri Rama dhe veç ministrave të rinj në të do të jenë të pranishëm dhe Gramoz Ruçi, emri i propozuar për kryetar Parlamenti dhe Taluant Balla, i propozuari për kryetar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Kliko per me shume info

Top Channel mëson se në këtë mbledhje do të diskutohet mbi skemën e re qeverisëse dhe funksionimin e ministrive të krijuara rishtazi, përbërjen dhe drejtimin e komisioneve parlamentare, si dhe ristrukturimin e Partisë Socialiste në të gjitha degët.

Por kur do të nisë punën qeveria e re? Referuar Kushtetutës së Shqipërisë, e më konkretisht neni 67, “Presidenti i Republikës mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati”.

Pra, seanca e parë e Paralmentit të ardhshëm do të jetë brenda periudhës 9-19 shtator. Por Kushtetuta parashikon dhe një hap nëse presidenti nuk e ushtron këtë kompetencë, duke i dhënë të drejtë Kuvendit të mblidhet në ditën e fundit të parashikuar nga afati kushtetues, pra datën 19 shtator.

Pas dekretimit të datës së seancës së parë, partia që ka fituar shumicën në Parlament, në këtë rast Partia Socialiste, i drejtohet zyrtarisht presidentit të Republikës, duke i paraqitur kandidaturën për kryeministër të ardhshëm Edi Ramën.

Pas kësaj, në një takim në Presidencë, Meta mandaton Ramën për të formuar qeverinë e re, e cila fillimisht duhet të dekretohet pikërisht nga kreu i shtetit, më pas votohet në Parlament e në fund betohet përpara presidentit, në mënyrë që ministrat të nisin zyrtarisht detyrën e tyre.

Sipas afateve kushtetuese dhe duke përjashtuar çdo të papritur gjatë këtij procesi dekretimi, votimi e betimi, Shqipëria do të ketë qeverinë e re në detyrë përpara fundit të muajit shtator.top channel

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here