Qendroi 40 vjet e pluhurosur, sot kjo makine vlen 2 milione dollare

Teknologji

Ferrari 365 GTB/4 ka parë dritën pas më shumë se dyzet vjetësh sa kishte qëndruar i braktisur në një garazh dhe sot ai do t’i sjellë pronarit të tij një fitim të madh.

Në periudhën prej vitit 1969 deri 1973 janë prodhuar 1.200 njësi të modelit Ferrari 365 GTB/4.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prej këtij numri vetëm pesë automjete ishin prodhuar me karroceri të lehtë për gara në Dayton dhe vetëm njëri prej tyre mundi të vozitej në rrugët publike – Ferrari 365 GTB/4, i cili me dekada mblodhi pluhurin në një garazh.

Praktikisht i vetmi në botë, Ferrari 365 GB4/4 Dayton Berlinett Alloy by Scaglietti në shtator do të dalë në shitje, si pjesë e ankandit të shtëpisë RM Sotheby’s.

Automobili është në gjendje origjinale, gjë të cilën koleksionuesit e vlerësojnë shumë tek old-timer.

Përveç kësaj, automobili ka kaluar vetëm 36.390 km, gjë e cila do të ndikojë në ngritjen e çmimit.

Vlerësohet se në ankandin e ardhshëm pronari i ri do të paguajë ndërmjet 1,65 deri 2 milionë dollarë, ndërsa pas restaurimit të veturës, vlera e saj më vonë do të rritet dukshëm.

ME TE LEXUARAT