Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 28-vjeçari nga familja Çapja në Elbasan

Kliko per me shume info

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi u kap me armë pa leje.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë, Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Erion Çapja, 28 vjeç, banues në Elbasan. I riu është pjesë e fisit të njohur për policinë në Elbasan, pasi vitet e fundit, ata janë përfshirë në shumë ngjarje kriminale si pasojë e hakmarrjes.

Kliko per me shume info

Arrestimi i Erion Çapjas, i cili në fakt nuk rezulton të jetë përfshirë në asnjë prej ngjarjeve të kaluara, u bë në Lagjen “Emin Matraxhiu”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA 831 LU.
Pas ndalimit dhe kontrollit fizik edhe në automjet, rezultoi se 28-vjeçari mbante me vete një armë zjarri pistoletë me mulli me 6 fishekë të kalibrit 9 mm. Kjo solli si rrjedhojë arrestimin në flagrancë të tij, me akuzën “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Përveç armës, policia, gjithashtu sekuestroi edhe automjetin që drejtohej nga shtetasi Erion Çapja.
Nisur nga ngjarjen e fundit, ku janë përfshirë anëtarë të fisit Çapja, Policia mban vazhdimisht nën kontroll pjesëtarët e saj. Sa i takon rastit të kapjes me armë të Erion Capjas, Policia thotë se arrestimi i tij është bërë gjatë një kontrolli rutinë.
Nga ana tjetër, sqarohet se nuk ka të dhëna se 28-vjeçari po përgatiste ndonjë akt kriminal, por armën e mbante për t’u vetëmbrojtur, kjo për shkak të një konflikti të nisur në vitin 2005, mes Agron Çapjas dhe disa të rinjve, po nga qyteti i Elbasanit.
Pas kësaj, nisi një seri hakmarrjeje që ka sjellë me dhjetëra viktima. Ngjarja më e fundit është ajo e shkurtit të vitit 2016, ku mbetën të vrarë katër persona nga fisiÇapja dhe tetë të tjerë u plagosën.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here