Lajmi i fundit/ Bie në pranga punonjësi i Bashkisë, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Kliko per me shume info

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Mark Shtjefni, 58 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Specialist i Zyrës së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Shkodër, për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.K. 37 vjec, banues në Shkodër, për vepren penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga 205 dhe 180 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info

Proçedimet penale ndaj tyre filluan pasi shtetasi E.K. u konstatua me mjetin tip Ifa me lëndë drusore, ku mjeti kishte Vertetim Transporti të lëshuar nga shtetasi Mark Shtjefni, por nuk posedonte faturë tatimore të shoqërimit të lëndës drusore.
Materjalet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here