Publikohen pamjet e reja kur vetura shtyp turmën e protestuesve në Shtetet e Bashkuara

Pamje të reja të tmerrit që ndodhi gjatë të shtunës në Charlottesville të Virginia, kur një veturë u fut në mesin e mijëra protestuesve dhe filloi t’i shtyp ata janë publikuar në internet.

Videot e reja të postuara më poshtë, shfaqin momentin kur një veturë futet me shpejtësi të madhe në turmën që po protestonte në rrugën Fourth, të cilët i godet dhe madje disa prej tyre i hedh në ajër apo mbi kapakun e motorit të veturës.

Kliko per me shume info

Si pasojë e shpejtësisë së madhe kjo veturë godet një furgon që ishte parkuar duke e shtyrë në drejtim të protestuesve, derisa në një moment shoferi i veturës James Alex Fields Jr 20-vjeç nga Ohio, fillon të lëviz prapa duke i shtypur të gjithë ata që i ishin vërsulur për ta ndalur.

Shoferi i veturës Dodge Challenger është në paraburgim nën akuzën për vrasje të shkallës së dytë, ndërsa si pasojë e veprimit të tij ka mbetur e vdekur në vend një grua dhe mbi 20 tjerë janë lënduar rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here