“Pse nuk më akomoduat në hotel me 5 yje?” Ministrja Karabina i kërkon llogari Kosovës

Kliko per me shume info

Ministrja teknike e Arsimit në Shqipëri, Mirela Karabina me ane te nje emaili, kërkon llogari nga institucionet në Kosovë, se pse nuk është akomoduar në një hotel me pesë yje gjatë qëndrimit të saj në Gjakovë për një seminar.

Lajmi është publikuar nga ‘lexo’, i cili disponon edhe letrën që asistentja e ministres shqiptare ia drejtoi Ministrisë së Arsimit në Kosovë, pas kthimit nga seminari.
Karabina mësohet të jetë ankuar me e-mail në Ministrinë e Arsimit të Kosovës se ajo bashkë me shoqëruesit e saj ishin vendosur për të qëndruar në një hotel normal, e për këtë ka kërkuar sqarime nga organizatorët e seminarit.

Kliko per me shume info

Në letrën e datës 3 gusht 2017, tregohet se Karabina ishte ndjerë e fyer që ajo dhe këshilltarët e saj nuk janë respektuar siç duhet. Ajo kërkon të dijë detaje për një seminar tjetër të ngjashëm që do të zhvillohet në Kosovë, për organizatorët dhe buxhetin e ndarë për të.

E-MAILI ZYRTAR:

“From: Sekretaria MAS
Sent: 03 August 2017 11:10
To: Anila Ferizaj
Cc: Zamira Gjini ; [email protected]
Subject: Kerkese per informacion

Pershendetje znj. Ferizaj!

Sikunder jeni ne dijeni, ne Gjakove, u organizua Seminari i XIII, i mesimit plotesues ne diaspore.

Ministrja e Arsimit, u tregua e gatshme per te marre pjese duke e pare si nje detyrim kushtetues per promovimin e ruajtjes se vlerave dhe traditave kulturore te shqiptareve kudo qe ndodhen, por edhe ne shenje respekti te punes dhe misionit te mesimdhenesve ne diaspore.

Ministri i Arsimit veren se organizimi i Seminarit ishte jashte çdo standardi te nivelit zyrtar e human, si dhe jashte qellimit qe ai kishte.
Ne lidhje me situaten e krijuar Ministri i Arsimit dhe Sportit kerkon te informohet:

1. Kush ishin personat pergjegjes qe kishin marre persiper akomodimin dhe mbarevajtjen e punes se seminarit? Ju kujtojme, Dhoma ku u akomodua Ministri i Arsimit, ishte jashte çdo standardi per nje nivel te tille perfaqesimi.
Me VKM, Ministri akomodohet ne hotel me pese yje ne rastet e pjesemarrjes se tij ne aktivitete zyrtare.

2. Stafi i ngushte qe e shoqeronte Ministrin e Arsimit (Keshilltaret e saj) u trajtuan ne nje menyre krejt te padenje, per nivelin e hierarkise qe ata kane dhe per ate ç’ka perfaqesojne ne institucion;

4. Hoteli ne te cilen u be akitiviteti ishte i pa pershtatshem, jo vetem per nje nivel te tille perfaqesimi por edhe per nje nivel mëse normal. Ai nuk permbushte asnje standard, per mbarevajtijen e nje aktiviteti te tille. Mjedisi ne te cilin do te zhvillohej Seminari ishte pa kushte ajrosje dhe ne nje temperature te larte.

5. Ministri i Arsimit kerkon te dije nese pala e Republikes se Kosoves, ishte e njoftuar per pjesemarrjen e Ministrit te Arsimit dhe stafit qe e shoqeronte ne kete aktivitet?

6. A i kane te qarta detyrimet ligjore dhe zyrtare organizatoret e Seminarit XIII ne Gjakove? Nese po, si e shpjegojne krijimin e nje situte te tille te paprecedente?

Ministri i Arsimit, kerkon gjithashtu te informohet sesa eshte buxheti i ofruar nga pala shqiptare dhe ajo kosovare ne perputjhje me marreveshjen mes dy vendeve, dhe si eshte shpenzuar ai ne rastin e Seminarit XIII te mbajtur ne Gjakove, duke marre ne konsiderate situaten dhe kushtet te cilat u konstatuan prej vete Minsitrit te Arsimit.

Ministri i Arsimit ja ka bere me dije situaten edhe homologut te saj ne Republiken e Kosoves.

Gjithashtu Ministri i Arsimit do te kerkoje nje proces auditimi te shpenzimeve financiare, per Seminarin e XIII ne Gjakove.

Persa u shpreh me siper Ministri i Arsimit kerkon nje informacion te hollesishem, per situaten e krijuar si dhe pergjegjesit qe shkaktuan kete ngjarje te pa precendente per protokollin shteteror dhe ne shkelje te te gjitha akteve ligjore dhe n/ligjore qe rregullojne punen e Ministrit te Arsimit.

Ky informacion te percillet ne rruge elektronike dhe i printuar ne paradhomen e Ministrit sot me date 03.08.2017, ora 14.30.

Behije Çerpja
Asistente e Ministrit
Ministria e Arsimit dhe Sportit

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here