Presidentit serb Vucic tregon planin e tij për Kosovën

Kliko per me shume info

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se deri në fund të këtij viti do të dalë me qëndrimin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Para fundit të këtij viti, do ta jap mendimin tim”, ka thënë Vuçiqi për Televizionin Publik Serb, kur është pyetur se kur do të dalë me qëndrimin e tij lidhur me Kosovën.

Kliko per me shume info

Ai ka thënë se për rregullimin e të ardhmes së Serbisë është e rëndësishme që të paktën të fillojë dialogu i brendshëm lidhur me Kosovën, përcjell Telegrafi.

“Nuk mund të flas për diçka që nuk është përfundimtare. Mund të flas për diçka që është e rëndësishme për të ardhmen e Serbisë. I njoh shqiptarët, i njoh serbët, por në qoftë se nuk do të provonim ta rregullojmë të ardhmen, atëherë nuk do të duhej të merremi me këtë punë”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb ka vlerësuar se është me rëndësi që të gjithë të fillojnë të mendojnë ndryshe, e jo të dëshirohet një Serbi e cila lëngon.

“Në qoftë se njëra palë është e kënaqur, kurse tjetra e pakënaqur, atëherë nuk ka kompromis”, tha Vuçiqi.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here