Prej 3 vitesh në kthetrat e ISIS, takimi emocionues mes fëmijës dhe familjes së tij (Video)

Kliko per me shume info

ISIS jo vetëm ka vrarë, por dhe ka rrëmbyer fëmijë. Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi ishte rrëmbyer nga i ashtuquajturi Shtet Islamik, shkruan BBC.

Emad Mishko Tamo u takua me familjen në aeroport, mbrëmjen e së mërkurës. Një fushatë për ta dërguar djalin në Kanada nisi pasi një i afërm i nënës së fëmijës, Nofa Mihlo Rafo, publikoi në internet një foto të tij pasi kishte shpëtuar.

Kliko per me shume info

Zonja Mhlo Rafo arriti në Kanada këtë vit si refugjatë me katër nga 6 fëmijët e saj. Ajo ishte ndarë nga burri i saj dhe dy djemtë më të mëdhenj pasi qyteti i tyre ishte pushtuar nga ISIS në 2014-ën.
Familja u rrethua nga ISIS në qytetin e tyre, në Sinjar, në veri të Irakut dhe u mbajt ro për dy vjet. Zonja Mihlo Rafo arriti t’ia mbathë dhe të shkojë në një kamp refugjatësh me katër prej fëmijëve të saj.
Ajo mësoi në korrik se një nga djemtë që i kishin humbur , Emad, ishte gjalla dhe ishte shpëtuar nga forcat irakene.
Sipas CBC, fëmijë, Emad, duke folur me anë të një përkthyesi, tha për gazetarët të mërkurën: Unë jam i lumtur, i jam mirënjohës çdonjëri që ndihmoi që unë të bashkohen me mamin tim”, transmeton syri.net
Videoja e publikuar në Fb tregon momentin e bashkimit, nënën me lot në sy dhe të tejmbushur me emocione dhe Emad duke buzëqeshur.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here