Prapaskenat/ Cikalleshi u la jashtë, zbulohet telefonata e tij me Panuçin

Kliko per me shume info

Pak orë përpara se trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, të dilte para mediave për të komentuar listën e lojtarëve të grumbulluar në prag të ndeshjes me Lihtenshtjenin, ka marrë një telefonatë nga sulmuesi Sokol Cikalleshi.

Burime të sigurta pranë italianit të pankinës kuqezi, por edhe sulmuesit, kanë treguar për “Panorama Sport” bisedën që është bërë dje në mëngjes.

Kliko per me shume info

BISEDA
“Mister, kam ndryshuar planin. Të lutem, do të vonohem pak, sepse jam në bisedime me një klub këtu në Turqi dhe më duhet të firmos patjetër sot (dje). Më mirëkupto, thjesht do të vij pak më vonë se orari i caktuar në grumbullim”, mësohet se i ka thënë Cikalleshi trajnerit kuqezi.
Mirëpo, ky i fundit menjëherë e ka refuzuar këtë kërkesë të sulmuesit, i cili firmosi dje me klubin e Superligës turke, Osmanlispor. “Jo, ti nuk mund të vonohesh. Kemi lënë një orar për grumbullimin dhe të gjithë duhet të jenë në hotel.
Nuk bëj përjashtim për asnjë lojtar. Nëse e shkel unë i pari këtë rregull që kam vendosur, atëherë do të ketë raste, që ashtu si ju, do të veprojnë edhe lojtarë të tjerë. Nuk mund të vonohesh në grumbullim, besoj më kuptove qartë”, i ka bërë të ditur Panuçi lojtarit 27-vjeçar.

Këtu është mbyllur telefonata, me Cikalleshin që është vendosur në një pozicion shumë të sikletshëm, në një kohë që i duhej të bënte zgjedhjen për të ardhmen. Mësohet se, më pas, trajneri kuqezi ka telefonuar direkt presidentin e FSHF-së, Armand Duka, për ta vënë në dijeni për vendimin që do të merrte.
“President, po të njoftoj që të mos e marrësh vesh nga mediat, pasi do të dalë në konferencë dhe do të komunikoj vendimin që kam marrë për Cikalleshin”, i ka komunikuar trajneri Dukës.
Presidenti mësohet se e ka mbështetur në vendimin që ka marrë. “OK, mister, ju e dini. Ju mirëkuptoj”, është përgjigjur Duka, duke diskutuar më konkretisht edhe për motivin e pezullimit.
PRECEDENTI
Kristian ka punuar për një kohë të gjatë me trajnerin e mirënjohur italian, Fabio Kapelo, duke mësuar shumë nga ai. Afrimiteti i Panuçit me Kapelon ka nisur që 20 vite më parë, kur trajneri aktual i Kombëtares ka qenë lojtar, por gjithsesi për herë të parë ata kanë punuar së bashku në pankinën e Rusisë.

Panuçi ka qenë në rolin e ndihmësit të “Don Fabios” për dy vite dhe, në bisedat mes miqve gjatë orëve të fundit, ka treguar një rast deri diku të ngjashëm si të Cikalleshit te Rusia. Gazeta zbulon se bëhet fjalë për Andrei Arshavin, i cili në grumbullimin e parë të Rusisë nga trajneri Kapelo pak vite më parë, i ka kërkuar që të qëndrojë vetëm në dhomë.
“Kam vetëm një kërkesë. Gjithnjë nuk kam qëndruar me të tjerë në grumbullime, duke preferuar të jem vetëm. A mund të më mirëkuptosh?”, i pat thënë Kapelos ish-ylli i Rusisë. Mirëpo, italiani i ka dhënë një përgjigje befasuese.
“Po, do ta plotësoj këtë dëshirë. Ky është grumbullimi i fundit, nuk do të vish më kurrë në Kombëtare sa të jem unë trajner i Rusisë”, ka qenë përgjigjja e Kapelos, duke habitur sulmuesin, i cili aktualisht është pjesë e Kairatit në Kazakistan.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here