Policia njofton: 30 mijë automjete, fluksi i madh në pikat kufitarë

Aktualitet

Një njoftim zyrtar vjen nga policia e shtetit, në lidhje mbi lëvizjen e fluksit të mjeteve në akset rrugore si dhe në pikat e kalimit kufitar.

Sipas tyre vetëm gjatë paraditës nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar, kanë hyrë e dalë mbi 100 mijë shtetas si dhe 30 mijë automjete.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

– Në P.K.K. Muriqan ka fluks mjetesh në hyrje – dalje,

në P.K.K. Morinë ka fluks mjetesh në hyrje

dhe në P.K.K. Kakavijë ka fluks mjetesh në hyrje e dalje.

Për të përballuar fluksin e lartë, janë shtuar sportele në maksimum në hyrje dhe dalje të cilat punojnë me “Proçedurë të përshpejtuar ” si dhe gjithashtu është bashkëpunuar me policitë homologe respektive të cilat kanë marrë masa duke shtuar edhe ato sportele.

Në P.K.K. të tjera, vazhdon puna me “Proçedurë normale”.

– Në aspektin e rendit dhe sigurisë në plazhe dhe në zonat turistike, situata është normale, ku nuk janë evidentuar prishje/cënime të rendit publik.

– Fluksi i mjeteve në akset rrugore të qarqeve Vlorë, Durrës, Fier, Shkodër, Tiranë, është mbi normalen por i rrjedhshëm, pa bllokime. Fluks të lartë ka edhe në akset rrugore të qarkut Lezhë, por pa bllokime.

 

ME TE LEXUARAT