Policia jep detaje për kapjen e 700 kilogramë drogë në Vlorë: Ja ku po hetojmë

Kliko per me shume info

Sekuestrohen rreth 700 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva në Akërni ku u gjeten edhe 48 bidona me nga 60 litra benzinë, gjithësej 2880 litra.

Gjithashtu në afërsi të lëndës narkotike është gjetur edhe një automjet Furgon, bosh pa ngarkesë.

Kliko per me shume info

Policia e shtetit dha detaje ne lidhje me aksionin duke bere me dije se në vijim të operacionit ndërkombëtar të nisur ditën e djeshme i cili u finalizua ne bashkëpunim me DVKM Vlorë, Delta Forcën, DVP Vlorë dhe Guardia di Financën, ku u sekuestruan rreth 650 kg lëndë narkotike në ujrat ndërkombëtare si dhe u kapën dhe u ndaluan dy shtetas që po e transportonin, operacioni ka vijuar me krehjen e zonës ku dyshohet se është nisur gomonia që u sekuestrua me lëndë narkotike.

Si rezultat i krehjes së zonës nga Delta Forcë, Policia Kufitare Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe GdF u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i sasisë tjetër të lëndës narkotike Cannabis Sattiva gati për tu trafikuar.

Lënda narkotike u gjet pranë ”hidrovorit” në Akërni, Novoselë, të fshehur në një zonë pyjore, 29 pako të mëdha me peshë 20 deri në 25 kilogramë secila.

Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar 48 bidona me benzinë me nga 60 litra secili, si edhe një mjet tip furgon të markës ”Iveko”, bosh.

Nga hetimet paraprake dyshohet se dy personat e kapur në Itali në operacionin e përbashkët, në bashkëpunim me dy persona të tjerë ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna për ta do të trafikonin në Itali edhe këtë sasi lënde narkotike të sekuestruar në Akërni.

Vijon operacioni dhe shkëmbimet intensive të informacioneve me Zyrën Interforcë të Policisë italiane dhe Guardia di Finanza.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here