Policia gjen valixhen me gjysmë milioni euro!

Soft

Gjatë bastisjes së realizuar në Marseyside të Anglisë, është gjetur një valixhe e mbushur me mbi gjysmë milioni euro dhe një sasi enorme heroine që në treg kap vlerën e 1.5 milionë eurove.

Për këtë gjetje, dy persona janë ndaluar dhe po akuzohen për shpëlarje parash. Ata së shpejti pritet të dalin para drejtësisë, transmeton Telegrafi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disa nga paketimet e drogës së gjetur. Kjo është një ndër rastet më të mëdha të kohëve të fundit, kur është gjetur tërë kjo sasi e parave të thata.

Në anën tjetër, nuk bëhet e ditur se prej nga kishin ardhur, apo për ku ishte destinuar droga e cilësisë së lartë.

ME TE LEXUARAT