Policia flet për vrasjen me thikë të 22-vjecarit në Tiranë, emrat e katër të arrestuarve

Policia eTiranes flet per ngjarjen e rende te ndodhur tek stadiumi Dinamo ku u vra me thike breme ne mesnate nje 22-vjecar. Burime te policise kane thene se pas një konflikti të çastit, me mjet prerës, humb jetën 22 vjeçari M.M.

Burimet zyrtare thane se Policia arrestoi shtetasin E.B., si autor të krimit, si dhe 3 shtetas të tjerë bashkëpuntorë në krim.

Kliko per me shume info

Sipas komunikates se policise, më datë 31.07.2017, rreth orës 23.30 në rrugën “Gjin Bue Shpata”, shtetasi M.M., 22 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.B., 19 vjeç.

Në ndihmë të shtetasit D.B, ka ardhur kushëriri i tij shtetasi E. B., së bashku me shtetasit K. A., dhe M.A.

Gjatë konfliktit shtetasi E. B., ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesionl të shërbimeve të policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është bërë e mundur zbardhja në kohë reale e ngjarjes, kapja dhe shoqërimi i gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i shtetasit:

– Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe janë arrestuar si bashkëpuntorë në krim shtetasit :

– Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë.

– Kridens Alla,19 vjeç, banues Tiranë .

– Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me Dashje e kryer në bashkëpunim “ parashikuar nga nenet 76 dhe 25 e Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.