Policia bën “bingo” në Vlorë, kapen 700 kg drogë para trafikimit në Itali

Kliko per me shume info

Rreth 700 kg kanabis janë sekuestruar sot në fshatin Akërmi, pranë hidrovorit në qytetin bregdetar të Vlorës.

Sipas policise mesohet se, droga ishte e ndarë në 28 pako. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve që posedonin drogën me peshë të madhe.

Kliko per me shume info

Dyshohet se droga po përgatitej të trafikohej drejt brigjeve të Italisë. Aksioni per kapjen e kesaj sasie te madhe droge eshte zhvilluar nga policia kufitare dhe njesia Delta Force.

Policia bën me dije se në vendngjarje u gjet edhe një furgon pa targa dhe disa bidona me benzinë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here