Informonte trafikantët e drogës, arrestohet polici në Delvinë

Aktualitet

Një polic në Delvinë është arrestuar nga SHÇBA, pasi dyshohet se bashkepunonte me persona te skeduar si kultivues e trafikues droge.

Sipas Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në pranga ka rënë shtetasi Shpëtim Kripa, 32 vjeç, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë së Delvinës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ndalimi u krye pas një hetimi me metoda speciale për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

‘’Dyshohet se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetas të dyshuar për veprat penale të kultivimit, magazinimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në zonën e Sarandës dhe Delvinës. 32-vjeçari dyshohet se u jepte këtyre personave informacion mbi veprimet policore që kryheshin në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike.

Vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse ka punonjës të tjerë të Policisë të përfshirë në këtë aktivitet.

SHÇBA fton qytetarët që për çdo rast që kanë dijeni apo konstatojnë se punonjësit e Policisë e Shtetit kryejnë veprime të kundraligjshme të telefonojnë në numrin pa pagese 0800 90 90.’’- sqaron policia.

ME TE LEXUARAT