Po i vinte zjarrin pyllit në lagjen “Kala”, kapet mat 42 vjeçari. Tronditëse ajo çfarë iu gjet

Kliko per me shume info

Një 42 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Beratit pasi u kap mat duke i vënë zjarrin pyllit në lagjen “Kala”.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Asqeri Pashallari 42 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë duke tentuar t’i vëjë zjarr pyllit me pisha në lagjen “Kala”.

Kliko per me shume info

Gjatë kontrollit personal iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 thika, 1 çakmak, 1 lupë zmadhuese, dhe disa sende të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkaterrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 151, 279/1 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here