Plot 102 kg drogë në makinë, arrestohet ‘’bosi’’ vlonjat

Kliko per me shume info

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë, i koduar “SHIGJETAT” nga policia e Vlorës, ku janë sekuestruar 102 kilogram e 500 gram lëndë narkotike kanabis sativa si dhe arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë të rasteve të prodhim shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, një tjetër rast operacioni i koduar ”Shigjetat” është finalizuar me sukses ditën e sotme nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e patrullave të Shigjetave, në DVP Vlorë.

Kliko per me shume info

Operacioni u finalizua në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur “Kalaja”, ku shtetasit Eraldo Canaj, 26 vjeç, banues në Vlorë i janë sekustruar në automjetin tip ” Polo” me targa AA 428 KC, një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 102 kg e 500 gram.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin e lartëpërmendur si posedues të lëndës narkotike si edhe ka sekuestruar, sasinë e lëndës sëbashku me mjetin në cilësinë e provës materiale.
Materilalet u referuan në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here