Plazhi riktheht pas 30 vitesh, mrekullia ndodh në këtë vend

Kliko per me shume info

Në qytezën irlandeze Dooagh në ishullin Achill banorët i gëzohen sot rikthimit të plazhit, që u zhduk papritur 30 vjet më parë.

Plazhi me rërën e rikthyer josh sërish më shumë turistë në këtë qytezë. Atlantiku është i ashpër përreth ishullit Achill, në perëndim të Irlandës. Deti, thonë vendasit, karakterizon gjithçka këtu.

Kliko per me shume info

Ata krenohen me plazhet dhe shkëmbinjtë e tyre, që janë më të thepisurit në Europë. E veçanërisht banorët e Achill krenohen për plazhin në qytezën Dooagh. Disa bëjnë fjalë sot për një mrekulli, që plazhi i zhdukur papritur para 30 vjetësh u rishfaq sivjet pak muaj më parë. Pikërisht në vendin e dikurshëm, që për tri dekada përbëhej vetëm nga shkëmbinj dhe gurë. Në vitin 1984 stuhi të fuqishme nga Jugu bënë që rëra të tërhiqet prej ujit. Ky rajon i vogël përjetoi një shok asokohe.
Zhgënjimi për zhdukjen e rërës
John McNamara, një banor i moshuar i Dooagh-së kujton shokun e përjetuar asokohe:„Ajo çfarë mbeti ishin vetëm gurë. Panorama nuk ishte më e bukur – ne nuk mund të ambientoheshim me të. Po ashtu ne ishim të zhgënjyer, sepse ne në Dooagh nuk mund të konkuronim më me pesë plazhet e tjera të bukura këtu në Achill.”
Sivjet papritur pak para Pashkëve gurët sërish u mbuluan nga rëra: era e pazakontë e fuqishme që vazhdoi për ditë të tëra nga Veriu e risolli rërën. Qysh atëherë John McNamara vjen çdo ditë të shëtisë këtu. „Këtu më kthehen kujtimet e fëmijërisë. Kur shëtis këtu, mendoj për ata që nuk janë më mes nesh në fshatin tonë. E pastaj oshëtima e detit, është krejt ndryshe kur dallgët përplasen në rënë e jo në shkëmbinj.”

Rëra rikthen turistët
Në zyrën e turizmit të ishullit Sean Molloy dhe Emmet Callaghan i konsiderojnë këto kohë sot si historike. Ne e dimë, që gjatë 200 viteve të shkuara plazhii është zhdukur disa herë dhe është shfaqur sërish, thonë ata. Imazhet nga viti 1890 tregojnë, se nuk ka pasur plazh me rërë, por vetëm gurë. Sa kohë do të qendrojë kësaj radhe? Askush nuk e di. Sean dhe Emmet bëjnë sa të munden fotografi për të dokumentuar kohën e plazhit sot. Dhe ata duan të tërheqin sa më shumë turistë. Qëkurse plazhi është kthyer, është rritur numri i vizitorëve. Në fshat ata tregojnë, se kinezët pyesin për mrekullinë e plazhit të kthyer. Turizmi është krahas bujqësisë një burim i rëndësishëm të ardhurash prej dekadash në këtë zonë. Sean Malloy, menaxher turizmi në ishullin Achill, thotë: „Në vitet 50, 60 dhe 70 këtu në plazh u hapën disa hotele, restorante e pube. Vizitorët donin të ishin sa më afër plazhit. Kur ai u zhduk, në të gjithë fshatin ekonomia pësoi rënie. Ndërsa tani plazhi është sërish i pranishëm, kjo është një mrekulli.”
Banorët në Achill e mbështesin njeri-tjetrin dhe kalojnë së bashku kohën e lirë nëpër pube, por të moshuarit i shqetëson fakti, që të rinjtë largohen nga ishulli. Sidoqoftë John McNamara ashtu si dhe shumë të tjërë tani i varin shpresat tek plazhi i rikthyer, që e bën të njohur ishullin e tij në skajin më perëndimor të Europës dhe i jep fshatit të tij besim për të ardhmen.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here