Plas në Sarandë, 6 persona përfshihen në sherr, nxjerrin thikat dhe …

Kliko per me shume info

Një sherr mes disa personash ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Sarandës. Policia proçedon në gjendje të lirë 6 shtetas dhe shpall në kërkim një tjetër, pasi janë konfliktuar me sende të forta. U është sekuestruar një armë e ftohtë dhe lëndë narkotike Cannabis Sattiva!

Më datë 16.08.2017 rreth orës 22:00, në qëndër të fshatit Xarrë,Konispol, një grup shtetasish, konkretisht, F.D., N.Gj., P.N., A.N., K.Sh., janë konfliktuar për motive të dobëta dhe janë goditur me sende të forta me shtetasit V.Ç., Dh.Ll., dhe L.Ç..

Kliko per me shume info

Për pasojë shtetasit e lartëpërmendur kanë marrë edhe disa dëmtime të lehta, por janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasi F.D., është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Tiranës.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar një armë të ftohtë, mjet prerës (thikë). Gjithashtu gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në banesën e shtetasit K.Sh., kanë konstatuar një sasi me rreth 741 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Ndaj shtetasve N.Gj., A.N., P.N., F.N., L.Ç., V.Ç., ka filluar proçedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje” ndërsa është bërë shpalljen në kërkim të shtetasit K.SH., për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 89 dhe 283 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here