Plani urbanistik i Himarës, Athina zyrtare paralajmëron ashpër Shqipërinë: Për ju…

Kliko per me shume info

Plani i ri urbanistik i Himares, perfshin se fundmi ne debat edhe Athinen zyrtare. Nje dite pasi keshilltaret bashkiake ne kete qytet miratuan planin e ri, i cili parashikon prishjen e disa ndertesave, Athina e konsideron kete shkelje te te drejtave te Njeriut te minoritetit grek ne vendin tone.

Qendrimin e ashper nga shteti fqinj e mbajti mengjesin e sotem zedhenesi i Ministrise se Jashtme te Greqise Alexandros Gennimatas, i cili me nje ton paralajmerues tha se Tiranes i intereson shkelja e te drejtave me shume sesa rruga europiane e vendit.

Kliko per me shume info

“Shqipëria po shkel të drejtat e minoritetit. Për Tiranën duket se më e rëndësishme është shkelja e të drejtave se integrimi evropian”- tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke Alexandros Gennimatas duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve.

Plani rregullues i Himarës i cili prek pronat e rreth 60 familjeve është miratuar dje nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të Himarës me 15 vota pro dhe 1 abstenim. Anëtarët e PBDNJ-së fillimisht morën pjesë në mbledhje dhe më pas e braktisën atë.

Plani ishte parashikuar të miratohej në një mbledhje të zhvilluar në datë 25 gusht, por u bë e pamundur pas protestave të banorëve që preken nga rregullimet e reja në qytet. Për të shmangur protestat mbledhja e djeshme e Këshillit të Bashkisë Himarë u zhvendos në fshatin Kuç, në një ambient lokali si dhe me praninë e Forcave Speciale.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here