Pezullon dhënien e dorëheqjeve të drejtorëve, ministri teknik ‘’shkel’’ urdhërin e Ramës. Zbulohet shkaku

Një deklaratë e fortë vjen nga ministri teknik i Drejtësisë, Gazment Bardhi kundër kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Ministri i Drejtësisë, është njohur sot me kërkesën për dorëheqje tëRegjistruesve të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës,Vlorës, Kukës, Dibër, Elbasan, Tropojë, Has, Mat, Kuçovë, Bulqizë, Lezhë, Kurbin, etj.

Kliko per me shume info

Duke vlerësuar se dorëheqjet vijnë në vijim të konstatimit publik të Kryeministrit tëShqipërisë, se këta funksionarë publikë kanë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat eqytetarëve, duke konsumuar një tallje kolektive dhe individuale me njërëzit, Ministri iDrejtësisë ka marrë një vendim të ndërmjetëm, për pezullimin e procedurave tëmiratimit të dorëheqjes së tyre, deri në përfundimin e një hetimi të plotëadministrativ mbi veprimtarinë e këtyre funksionarëve publikë. Kjo masë vjen nëkuadër të detyrimit moral dhe ligjorë që kanë autoritetet publike, që kur konstatojnëshkelje të të drejtave të qytetarëve, të mos pranojnë dorëheqjen e zyrtarëve, por t’ibëjnë ato t’i nënshtrohen pasojave që parashikon ligji.Për këtë qëllim, Ministri Bardhi, ka urdhëruar Zyrën Qendrore të Regjistrimit tëPasurive të Paluajtshme, që nën mbikëqyrjen e inspektorëve të Ministrisë sëDrejtësisë, të ngrejë 3 grupe kontrolli, me qëllim inspektimin e veprimtarisë sëRegjistruesve në ZVRPP përkatëse. Afati i ushtrimit të kontrollit është 10 ditë ngahyrja në fuqi e urdhrit. Gjatë kësaj periudhe, me qëllim mos pengimin e veprimtarisë sëgrupeve të kontrollit dhe vijimin normal të punës në ZVRPP, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të Regjistruesve përkatës, deri në përfundimin ehetimit administrativ.Ministri i Drejtësisë shpreh vendosmërinë e tij se të gjithë Regjistruesit e ZVRPP qëkanë kryer shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe kanë cenuar të drejtat e ligjshme tëqytetarëve shqiptar, do të largohen nga detyra me masë disiplinore “Shkarkim ngadetyra”, me qëllim shmangien e ushtrimit të funksioneve publike në të ardhmen. Që ngadata e fillimit të detyrës së tij dhe deri më sot, Ministri Bardhi ka urdhëruar shkarkiminnga detyra të rreth 1/4 së të gjithë Regjistruesve të ZVRPP dhe garanton se nuk do tëhezitojë ta bëjë këtë në asnjë rast kur konstatohet cenimi i interesave të qytetarëve apoabuzimi me detyrën.Për Ministrin e Drejtësisë z. Gazment Bardhi, zyrtarët publikë që cenojnë interesin eqytetarëve shqiptar, apo që kryejnë shkelje të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve, deri nënivelin e talljes kolektive me to, nuk mund të largohen me akt dinjiteti, pra medorëheqje. Largimi i tyre nga detyra, duhet të jetë një përpjekje e autoritetevepërgjegjëse për të zhdëmtuar cenimin e dinjitetit të qytetarëve, duke i larguar këtazyrtarë me masë disiplinore “shkarkim nga detyra”, apo duke përcjellë informacionin përshkeljet e tyre në organet kompetente. Kjo do të pamundësonte, që në rrethana tëcaktuara, apo për qëllime politike të momentit, këta funksionarë të riktheheshin nëfunksione publike në administratë shtetërore dhe të bëheshin premisë për cenimin einteresit të qytetarëve përsëri në të ardhmen.Ministria e Drejtësisë shpreh të gjithë angazhimin e saj institucional në mbrojtjen e tëdrejtave të qyetetarëve dhe ndëshkimin e çdo zyrtari publikë që abuzon me qytetarët.Në këtë drejtim, Ministri i Drejtësisë z. Bardhi paralajmëron çdo punonjës të ZVRPP tëbëjnë kujdes në ushtrimin e detyrës dhe të veprojnë me përgjegjshmëri në zbatimin eligjit dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve, përndryshe do të përballen pa asnjëdiskutim me pasojat e shkeljes së ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.