Peshkonte me eksploziv tek Kepi i Rodonit, arrestohet 27-vjecari në Durrës

Kliko per me shume info

Policia e Durresit reagoi me ane te nje deklarate ne lidhje me denoncimin e bere diten e sotme per nje shtetas qe peshkonte ne det me eksploziv ne zonen e Kepit te Rodonit. Autori i ngjarjes eshte arrestuar ndersa policia po kryen hetimet e nevojshme.

Reagimi i policise:

Kliko per me shume info

Në lidhje me një raportim të ardhur nga një qytetar në Portalin e Komisariatit Dixhital ku denoncon një shtetas, i cili përdor eksploziv, dinamit për gjueti të paligjshme në det, tek Kepi i Rodonit bëjnë me dije se:

U organizuan menjëherë Shërbimet e Stacionit të Policisë Manëz në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë, Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, të cilët bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, konkretisht shtetasin Juljan Shetaj, 27 vjeç, banues në fshatin Shetaj, Durrës.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik tip kallashnikov , të cilën e mbante pa leje.

Gjithashtu i’u sekuestrua edhe një mjet lundrues, varkë, pa Çertifikatën e përdorimit të mjetit lundrues nga Policia Kufitare dhe dokumentacion të rregullt.

Policia e Durrësit falenderon qytetarin në lidhje me denoncimin e bërë dhe fton çdo shtetas që konstaton një fenomen të paligjshëm të denoncojë duke garantuar marrjen e masave nga ana jonë dhe vënien para përgjegjësisë penale çdo shkelës.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal dhe neneve 23 dhe 29, pika 1 i ligjit 8663 dt.18.09.2000″ Zhvendosja ose përdorimi i mjetit pa autorizim”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here