Emri/ Përplasi për vdekje adoleshenten nga Shkodra, arrestohet 29-vjeçari
Një 17-vjeçare ka humbur jetën rreth orës 23:00 të së hënës në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Vajza, të cilës policia i jep vetëm inicialet D.C., ka qenë duke ecur me biçikletë në vendin e njohur si “5 heronjtë”, në fshatin Dobrac, kur është përplasur për vdekje nga një autoveturë Suzuki me targa AA 179 GD.
Policia që shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes konstatoi vdekjen e 17-vjeçares dhe vuri në pranga drejtuesin e mjetit, Angjelin Gila, 29 vjeç, nga fshati Bogic i Malësisë së Madhe.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas hetimeve paraprake, rezulton se ngjarja ka ndodhur si pasojë e errësirës në zonë dhe shpejtësisë tej normave të lejuara me të cilën po levizte mjeti.
Njoftimi i policisë
Më datë 22.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.G, vjeç 29, banues në fshatin Bogiq Palvar, Malësi e Madhe, pasi rreth orës 23:10, në aksin rrugor Koplik-Shkodër, në degëzimin e fshatit Golem, duke drejtuar mjetin tip ”Suzuki”, ka aksidentuar me vdekje biçiklisten, shtetasen D.Ç, vjeç 17, banuese në Shkodër. Neni 290/2 i Kodit Penal.