Përplasen rëndë dy makina në Vlorë, në rrezik për jetën një 20-vjeçar

Një aksident i rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në Vlorë, pranë “Kalit të Trojës”.

Mësohet se një automjet tip “BMW” është përplasur me një “Seat”, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i BMW. Sipas informacioneve, 20-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak dhe gjendet në rrezik për jetën.

Kliko per me shume info

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar dhe i plotë nga policia.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here