Përpihet nga flakët ‘Audi’ te Uji i Ftohtë, shokon rezultati i verifikimit të policisë

Kliko per me shume info

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një automjet ka marrë në lagjen ”Uji i Ftohtë’, Vlorë.

Policia menjëherë pas njoftimit ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak i kryer prej tyre ka rezultuar se rreth orës 02:55 ka qënë duke u djegur mjeti tip ”Audi”, në pronësi të shtetasit A.Rr.,(pronar i një shoqërie autobuzash). Sipas informacioneve, mjeti ka qenë i parkuar, dhe është djegur në pjesën e përparme të motorrit.

Kliko per me shume info

Nga hetimet e policisë rezulton se mjetit i është shkaktuar zjarrvënie e qëllimshme nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për zbulimin /identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here