Përmbytje të frikshme nga shiu, 50 makina grumbullohen në rresht

Dhjetra makina janë grumbulluar njëra pas tjetrës pas përmbytjeve të mëdha të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në një qytet turistik në Krime. Zinxhiri i automjeteve të shkatërruara shkaktoi një trafik prej 10 km në autostradë.

Qyteti i Sudak dhe zona përreth Krimesë lindore u goditën nga një stuhi mbrëmjen e së premtes. Qyteti ka rreth 1600 banorë por numri i përgjithshëm i njerëzve është më i lartë gjatë verës për shkak të fluksit të turistëve.
Shiu shkaktoi përmbytje në zonat afër lumit Suuksu. Të paktën 41 familje janë përmbytur ndërsa dhjetra prej tyre përfshirë fëmijët janë evakuar.

Kliko per me shume info

Rreth 50 makina u grumbullan në një rresht prej 50 metrash në autostradën Sudak-Simferopol duke shkaktuar një efekt domino, raporton RT. Automjetet u përmbytën pjesërisht për shkak të baltës dhe shirave. Të shtunën autoritetet thanë se qyteti ishte në gjendje të jashtëzakonshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here