Përleshje për pronën në Sauk, policia arreston dy të plagosurit

Aktualitet

Dy persona jane arrestuar ne gjendje te plagosur nga policia pasi u perleshen mes tyre per motive pronesie ne Sauk.

Burimet zyrtare thane se më datë 11.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

-Eduart Dushku, 41 vjeç, banues në Tiranë.

- Skënder Osma, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi, në Sauk janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie, ku për pasojë është dëmtuar me mjet prerës në trup, shtetasi Skënder Osma, ndërsa shtetasi Eduart Dushku është dëmtuar me sende të forta në kokë.

Të dy shtetasit e dëmtuar janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale "Plagosje lehtë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga neni 89 dhe 279 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT